4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Yugo” vlerësohet si vetura më e keqe në histori

Rekomandime

Yugo ishte një veturë e vogël e bërë në ish-Jugosllavi por që mbijeton ende sot në vetëdijen e amerikanëve si dështimi më i madh në botën e automobilave.

- Advertisement -

Në aspektin konstruktiv ishte e dobët. Në aspektin e dizajnit ishte e shëmtuar. Por nga çmimi ishte e lirë. Ajo mbijetoi shumë më tepër si një mjet humori për komedianët sesa si një automjet në rrugë.

Makina shitej për 3990 dollarë. Edhe pse ishte një veturë e krijuar nga komunistët e Jugosllavisë ajo gjeti treg në Amerikën pas një marrëveshje mes Titos dhe presidentit amerikan. Tregtarët kishin klientë që rreshtoheshin për të blerë një të tillë.

- Advertisement -

Yugo shiti 1050 vetura në një ditë të vetme, por ajo që shkon lart duhet të zbresë. Kishte çështje serioze për cilësinë. Vetura ishte e ngadaltë dhe teknikët shkruanin se është makina më e keqe e shitur ndonjëherë në Amerikë.

Fundi erdhi në vitin 1992, kur gjatë luftës civile jugosllave, Yugo falimentoi për herë të dytë dhe Kombet e Bashkuara lëshuan një bllokim tregtar për Serbinë që përfshinte pjesët e Yugos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit