7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Shpërthen’ futbollisti i Çekisë: Në Prishtinë na ndodhi një moment i pakëndshëm

Rekomandime

Grupi A në ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020” ishte ndër më të mirët dhe tejet interesant.

- Advertisement -

Anglia, Republika e Çekisë, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria bënin pjesë në këtë grup, ku biletën për kualifikim në ‘Euro 2020’ arritën ta merrnin anglezët dhe çekët, shkruan Zëri.info.

Nuk kishte asnjë dyshim se Anglia do të kualifikohej në ‘Euro 2020’ nga kjo fazë, por që ‘luftë’ e madhe u zhvillua mes Republikës së Çekisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave e fitoi Kosova në Prishtinë me rezultat 2:1, ndërkaq në ndeshjen e kthimit, Çekia triumfoi me të njëjtin rezultat në Plzen.

- Advertisement -

Futbollisti i Republikës së Çekisë dhe Sparta Pragës, Borek Dockal së fundmi në një intervistë për mediumin çek ‘Gol.cz’ ka folur në lidhje me ciklin eliminator të skuadrës së tij.

- Advertisement -

Natyrisht, ai nuk ka harruar t’i përmend edhe dy ndeshjet ndaj Përfaqësueses së Kosovës, e cila drejtohet nga Bernard Challandes.

“Kishim dy apo tri momente të pakëndshme. Fillimisht, dështuam në Angli, por e dinim se kishim të bënim me një rival të fortë dhe favorit të grupit. Unë në këtë ndeshje isha i lënduar, por isha gjithnjë afër djelmoshave”, ka thënë fillimisht futbollisti çek.

“Pastaj, eliminatoret shkuan më mirë për ne me rezultatet tjera. Një moment i pakëndshëm ndodhi në Kosovë gjatë muajit shtator. Atje donim të paktën një barazim për ta bërë punën më të lehtë. Humbja u pasua nga kritika të mëdha, por reagimi i skuadrës ishte i mirë në Mal të Zi”, vlerësoi Dockal më tutje.

Më pas, ai ka folur edhe për ndeshjen në Plsen, ku Republika çeke mposhti 2:1 Kosovën dhe siguroi kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga vendi i dytë.

“Sigurisht se ishte një moment i vështirë edhe kur ishim duke u mposhtur në Plzen në fillim të pjesës së parë nga Kosova. Ishin minuta të bezdisshme dhe të gjithë e dinim se ne kishim një skuadër të mirë. Ne shënuam më pas dy gola dhe festuam kualifikimin tutje”, u shpreh në mes të tjerash mesfushori 31-vjeçar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit