10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zgjedhja e Konjufcës e drejtë, LDK-ja nuk po dëshiron ta bëjë koalicionin

Rekomandime

Ndonëse kanë kaluar tashmë tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ende nuk është formuar qeveria e re për faktin se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të bëjnë koalicionin.Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, që është deputete e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, në një intervistë për Ekonomia Online tha se kërkesat e LDK-së për postin e Presidentit dhe Kryeparlamentarit e krijojnë bindjen se kjo parti nuk dëshiron koalicion me Vetëvendosjen.

- Advertisement -

“Është e qartë se në vazhdimësi procesin e kanë përcjellë kërkesë të ndryshme në raport me postet të larta shtetërore dhe këto kanë ardhur siç janë bërë publike nga LDK-ja, fillimisht me postin e Presidentit dhe tash për këtë të fundit. Nuk kemi informata të konfirmuara por nëse flasim për kthimin në pikën zero të postit të Kryeparlamentarit, atëherë me të vërtetë fitohet bindja se mundohen të gjinden arsye për mos të ndodhë një koalicion i përbashkët mes LDK-së dhe VV-së.

Përkundër kësaj që ka ndodhur deri më tani besoj që është momenti i fundit final dhe shumë kritik që Kosova të ketë qeverinë e sa të re dhe kjo qeveri të fillojë sa më parë punën me reforma dhe vendimet të cilat janë shumë të pritura dhe në bazë të cilave edhe janë fituar zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Kusari Lila për Ekonomia Online.

Zgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit, Kusari-Lila e quan urgjencë dhe jo lojë të Vetëvendosjes. Thotë se Albin Kurti i ka ofruar këtë post LDK-së deri më datën 24 dhjetor, kur edhe u mbajt seanca konstituive.

- Advertisement -

“Unë besoj se mund të quhet trajtim i domosdoshmërisë apo urgjencës për krijim të institucioneve dhe jo lojë, për shkak se Albin Kurti ka qenë i qartë kur i ka ofruar LDK-së kërkesat dhe janë diskutuar afatet dhe nëse nuk gaboj ka qenë 24 dhjetori, pastaj LDK-ja nuk ka kthyer përgjigje pozitive dhe është vendosur të votohet Kryeparlamentari, por në anën tjetër, gjithashtu po besoj se e kemi totalisht një konfuzion të deklaruar publikisht nga LDK-ja, pasi që në shumicë deputetët e kësaj partie e kanë votuar Konjufcën për kryetar të Kuvendit. Dhe ku i lë kjo parti 27 deputetë që e kanë votuar Glauk Konjufcën dhe pranimin e tij nga ana e tyre për kryetar Kuvendi”.

“Si mund të ndryshohet mendimi brenda dy-tri javësh dhe të kërkohet zhbërja e një procesi ku ata kanë votuar në masë. Unë besoj se posti i kryetarit të Kuvendit duhet të konsiderohet si çështje e mbyllur, njëjtë sikurse edhe diskutimet pastaj të vazhdojnë prej asaj pike ose edhe të trajtohen në format të ri por me një synim të qartë që duhet të arrihet marrëveshja”, tha ajo.

- Advertisement -

Ajo ka përmendur edhe prioritetet e qeverisë së ardhshme. Tha se puna e parë e kryeministrit të ri është përgatitja e draft-buxhetit për vitin 2020.“Puna e parë e qeverisë Kurti do duhej të përgatitet draft-buxheti, edhe pse është deklaruar nga qeveria në ikje se ajo është gati, prapë natyrisht kryeministri i ri të përcaktojë prioritetet e veta dhe brenda mundësive sa mund të lëvizë në disa kategori buxhetore dhe ti bëjë sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar, pastaj të reflektohen ndryshime të reformave të administratës, për shkak se është thënë se nga 21 ministri sa janë aktualisht, pra janë 10 ministri që duhet të shkrihen në ministritë të cilat do të mbesin dhe do të ketë mundësi të tjera të rishikimit apo të ndërhyrjes në buxhet gjatë procesit të rishikimit që bëhet pas gjysmës së këtij viti”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit