1.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Djaloshi 18-vjeçar kërkon ndihmën tuaj për shërim

Rekomandime

Gentrit Gashit i duhet ndihmë për trajtim në Turqi, numri kontaktues është 044-530-975.

I ndihmon babait në obligimet e shtëpisë.Madje Gentrit Gashin nga fshati Sllovi e Lipjanit nuk e pengon as problem shëndetësor që ka me shikimin për t’i dalë në krah babait të tij, Ismetit.

Intervenimi në njërin sy, para dy vitesh i shtoi atij shpresën se do t’i kthehet shikimi në syrin e majtë.Por trajtimi i Gentritit që bëhet në Turqi, është edhe i kushtueshëm.

- Advertisement -

Atij për të pestën herë i duhet të udhëtojë në Stamboll për të vazhduar trajtimin pas operimit.

Babai i Gentritit, Ismeti thotë se nuk ka mundësi financiare që të kryejë këtë udhëtim.Gashi thotë se edhe në të kaluarën pos ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë, edhe bamirësit i kanë ndihmuar që Gentritit të mos i mungojë trajtimi.

18 vjeçari ka probleme me njërin sy prej I vogël.Babai I tij thotë se e gjitha ka filluar nga një ngritje e temperaturës që ai si fëmijë ka përjetuar, e që atij ia ka dëmtuar të pamurit.Gashi lut të gjithë ata që kanë mundësi t’i dalin në ndihmë atij që djali Gentriti të shërohet krejtësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit