3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Teknikë ushtarake për personat që kanë probleme me gjumin: Do të flini për 2 minuta

Rekomandime

Janë të shumtë personat që kanë probleme me gjumin. Nëse jeni në mesin e atyre që mëngjesi ju gjen duke u rrotulluar për të gjetur pozitën e përshtatshme për gjumë, atëherë keni klikuar artikullin e duhur.

- Advertisement -

Kjo është një metodë ushtarake që përdoret me dekada, e cila pretendohet se ka efekt te çdokush që e provon.

Metoda është e detajuar në librin “Relax and Win: Championship Performance”, i cili u botua për herë të parë në vitin 1981.
Teknika me katër hapa thuhet se përdoret nga ushtria amerikane për t’i ndihmuar ata të flenë gjatë situatave që nuk janë aq të qeta dhe për t’u siguruar që ushtarët të mos bëjnë gabime për shkak të lodhjes.

Ja se si të flini për dy minuta:

- Advertisement -

Relaksohuni të gjithë muskujt në fytyrën tuaj, përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve. Lëvizni shpatullat të ndjekur nga krahët tuaja lart-poshtë.

Frymëmarrja

- Advertisement -

Kur të jeni qetësuar, merrni frymë ngadalë dhe njëtrajtshëm, duke relaksuar muskujt e gjoksit. Përqendrohuni edhe në relaksimin e këmbëve në këtë moment, filloni nga kofshët dhe vithet dhe përfundoni me shputat. Dhjetë sekonda dorëzojuni plotësisht ndjenjës së relaksimit.
Pastrimi i mendimeve

Ekspertët propozojnë tre shembuj të teknikës vizuale.

Imagjinoni që jeni të shtrirë në barkë në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund.

Imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar.
Provoni që gjatë dhjetë sekondave të mos mendoni për asgjë. Nëse është e nevojshme, kthjelloni edhe më shumë mendjen duke përsëritur “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.

Teknika thuhet se funksionon për 96 përqind të njerëzve pas gjashtë javësh praktikë.

Revista ‘TIME’ raporton se një studim i 13 vendeve në vitin 2016 tregoi se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë më të lodhurit. Më shumë se një e treta e britanikëve nuk flenë gjumë aq shumë sa duhet.

Dr. Neil Stanley, një ekspert i pavarur i gjumit për mbi 34 vjet, shprehet se kjo është një fenomen kulturor.

“Një arsye pse SHBA ka një problem të tillë me gjumin është sepse ne kemi krijuar një shoqëri 24-orëshe më shumë se çdo vend në Evropë,” shpjegoi ai.

NHS përshkruan shkaqet psikologjike (stresi, tronditja emocionale, depresioni dhe ankthi) e lodhjes janë shumë më të zakonshme sesa shkaqet fizike (për shembull anemia, tiroide nënvepruese, apnea e gjumit).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit