13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pasi tha se ishte arritur marrëveshja, apelon Haziri: Durim, po eliminojmë bomba të kurdisura

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], ka  bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me koalicionin eventual me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilin tha se veçse ka ndodhur.

- Advertisement -

Haziri mbron mendimin e tij të mëparshëm duke apeluar që të ketë edhe pak durim, “sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”

Ai ka përsëritur kërkesën e LDK-së për “ndarje të drejtë e të balancuar të pushtetit mbi parimet e mirëbesimit që do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.” – shkruan ai.

Kryetari i Gjilanit ka shtuar se interesat e republikës së Kosovës “janë ruajtur përmes LDK-së dhe vetëm përmes LDK-së.”, përcjell Periskopi.

- Advertisement -

Z.Haziri ka përdorur logjikën e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili mendonte se “më shumë punë” nënkupton “punë më efikase” duke thënë se “do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë” që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

Ani pse, ai e shkruan termin Republikë me shkronjë të vogël.

- Advertisement -

Më poshtë e keni postimin e tij të plotë:

Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

 

Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

 

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.

 

Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

 

Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit