2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Grenell as që e pyeti Haradinajn për marrëveshjet e fundit: E zbulon vet ai bisedën në telefon

Rekomandime

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se me të dërguarin e posaçëm të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk kanë diskutuar për marrëveshjet e fundit, për linjën ajrore dhe atë hekurudhore.

Dje pas homazheve te Obilisku i Hebrenjve në Prishtinë, Kryeministri në detyrë u deklarua edhe rreth marrëveshjeve të fundit me Serbinë, për të cila tha se nuk ka qenë në dijeni.

- Advertisement -

Haradinaj konfirmoi se me Grenell nuk kanë biseduar rreth linjave ajrore e hekurdhore, ndërsa thekson se për të, kjo nuk do të thotë rifillim i dialogut.

Nuk ka qenë pjesë e diskutimit pjesa e dytë, unë kam deklaru atë që e kam deklaru”, ka thënë shkurt kryeministri në largim.

Sipas tij, impementimi i kësaj marrëveshje do të marrë kohë, pasi që hekurudhat në Kosovë, veçanërisht ato që lidhin me Serbinë, janë në gjendje të mjerueshme.

- Advertisement -

Ne kemi hekurudhat që lidhen me Serbinë janë në gjendje të mjerume, jemi në proces të renovimit, është një projekt i madh me BE-në, një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës, janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin”, tha Haradinaj.

Në fund, ai shtoi se oferta nuk është e mirëfilltë tani për tani, teksa shton se kjo fazë nuk është e drejtë që të definohet si rinisje e dialogut, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

S’kam të drejtë me e definu si dialog, fakti që po ndodhin disa marrëveshje, e mirëpresim, kemi kërku edhe më herët një dialog pa kushte, pa u heqë taksa”, ka deklaruar Kryeministri në detyrë.

Kujtojmë se javën që lam pas në Berlin me ndërmjetësim të ambasadorit amerikan Richard Grenell u nënshkrua marrëveshja për të hapur linjën ajrore Kosovë-Serbi pas 21 vitesh.

Ndërsa dje u diskutua edhe për një marrëveshje të ngjashme, hapjen e linjën hekurdhore. Për këtë çështje, delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor.

Kurse Serbia sipas raportimeve të mediave serbe u përfaqësua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit