7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

E rëndë: Edhe një fëmijë 9 vjeçar i lënduar nga shpërthimi ku vdiq një polic në Prizren

Rekomandime

Sami Thaçi, është polici i cili ka mbetur i vrarë nga shpërthimi me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se nga ky shpërthim për fat të keq ka mbetur i vrarë Sami Thaçi, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Po ashtu, të plagosur kanë mbetur edhe dy policë dhe një fëmijë 9 vjeçar të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues.

- Advertisement -

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

“Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Aktualisht gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme”, ka deklaruar Osmanollaj për Televizioni e Prizrenit.

- Advertisement -

Zëdhënësi është shprehur se “operacioni [i Policisë së Kosovës] ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”../gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit