Fabrika në qytetin Khomein në Iran prodhon rreth 2000 flamuj të SHBA’së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit në muaj në periudhën kur e kërkesës së madhe, rreth 139 metra katror flamuj në vit për t’i djegur.
Ky ritual i sëmurë i nxitur nga regjimi i mullave nuk po respektohet edhe aq siç u pa kur studentët refuzuan të përdhosin flamurin amerikan gjatë protestave të janarit në Teheran.
Biznesi ka shpërthyer në fabrikën më të madhe në Iran të prodhimit të flamujve që produktin kryesor e kanë flamujt e Amerikës, Britanisë dhe Izraelit që protestuesit t’i djegin.
Ghasem Ghanjani, pronari i fabrikës së prodhimit të flamujve Diba Parcham, përsërit retorikën e zakonshme se gjoja popujt në demokraci nuk pyeten rreth politikës së liderëve të zgjedhur e thotë se:
“ Ne nuk kemi problem me popullin amerikane britanik. Ne kemi problem me udhëheqësit e tyre, presidentët e politikat e tyre të gabuara”.
Në protestat e sponsorizuara nga shteti iranian, demonstruesit rregullisht i djegin flamuj të SHBA’së, Izraelit dhe Britanisë.
Regjimi dogmatik islamik i Teheranit që pretendon në hegjemoninë e Iranit në rajon e ka kthyer këtë në një ritual të sëmurë e gati religjioz si mjet i mullave për të rrënjosur urrejtjen ndaj demokracisë- siç e quajnë ‘shejtani i madh’- dhe shfaqur besnikërinë ndaj tyre.
Përkundër kësaj iranianët kanë një kulturë të lashtë islamike e para islamike kundërshtitë ndaj regjimit shfaqen shpesh si në protestat e fundit kur dolën shfaqje të studentëve iranian refuzuan të përdhosin flamurin e SHBA’së në një universitet të Teheranit.
Për mullatë armiqësia ndaj amerikanëve ka qenë gjithmonë qendrore në revolucionin islamik të Iranit, e udhëheqësit religjioz të Iranit vazhdojnë të denoncojnë SHBA’në edhe pse revolucioni islamik po ju zgjat me dekada tani më e ende nuk po funksionon e po ju duhet një armik nga jashtë për të u arsyetuar.
Zemërimi i klerit iranian është në pikën e vlimit pasi SHBA’ja vrau kreun e terroristëve të regjimit iranian gjeneralin Qassem Soleimani në Bagdad pas sulmeve të koordinuara nga ai ndaj Ambasadës Amerikane në Irak. Reagimi i tyre ishte patetik kur gjatë ‘hakmarrjes’ për Soleimanin arritën të vrasin qindra iranian e asnjë amerikan.
Populli iranian, megjithatë, dolën me mijëra në protesta kundër liderëve me thirrjet “armiku ynë nuk është SHBA, armiku ynë është këtu”.