7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E fundit/ Xhelal Sveçla jep detaje për të shtënat në veri: U sulmua Policia e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është suImi i katërt në tri ditët e fundit.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt TERR0RlST është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndrysme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër suIme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim suImi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. SuImi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armatim zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit