10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajcak tregon dy çështjet e rëndësishme që dërgojnë Kosovën dhe Serbinë në një marrëveshje

Rekomandime

Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajcak ka mirëpritur rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas dy viteve bllokadë.

Lajcak ka deklaruar në Bruksel pas takimit me delegacionet serbe dhe kosovare se çështja e personave të zhdukur në Kosovë dhe bashkëpunimi ekonomik është e rëndësishme për pajtimin midis dy palëve.

- Advertisement -

Sipas tij me zgjedhjen e këtyre dy çështjeve nga shumë të tjera që do të bisedohen, do të dërgon në një arritje të marrëveshjes më të lehtë mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Ky është një problem shumë simbolik në kontekstin e pajtimit dhe një problem i vërtetë për familjet që jetojnë në pasiguri për dekada. Bashkëpunimi me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është çelësi për zgjidhjen dhe mbylljen e rasteve të mbetura”, ka thënë Lajcak.

“Çështja e dytë që diskutuam ishte bashkëpunimi ekonomik. Ky është një prej shtyllave të Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi i intensifikuar ekonomik nënkupton përdorimin e potencialit të plotë ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu nënkupton krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e standardit të jetës së njerëzve”, tha ai.

- Advertisement -

Takimi tjetër i nivelit të lartë do të mbahet në shtator në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit