8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Viola Von Cramon kurioze pse Thaçi u intervistua kaq gjatë – sot ka njoftuar se vetë do të shkojë në Hagë

Rekomandime

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila është edhe raportuese për Kosovën është shprehur shumë kurioze pse intervistimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjatur kaq gjatë.

Në një koment në rrjetin social Twitter, gjatë natës së mbrëmshme, Von Cramon ka thënë se do të shkojë në Hagë për të biseduar me prokurorët e Dhomave të Specializuara, përcjell Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Gjithashtu edhe unë jam kurioze, do të jem nesër në Hagë për të biseduar me prokurorët e Dhomave të Specializuara si dhe me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur”, ka shkruar Von Cramon.

Këtë koment ajo e ka bërë tek postimi i analistit, Agon Maliqi i cili ka shkruar se është e çuditshme pse presidenti Thaçi është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Hagës pas lëshimit të aktakuzës.

“Është e çuditshme që ai është intervistuar vetëm pasi ëshët ngritur aktakuza dhe kaq gjatë. Unë i kam dyshimet e mia por le të presim vendimin përfundimtar. Situata është e çuditshme pasi që në fakt nuk mund të dimë aktakuzën dhe nuk i dim emrat e të akuzuarve”, ka shkruar Maliqi.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që sot të rikthehet në Kosovë. Ai për katër ditë me radhë u intervistua nga Zyra e Prokurorit Special e Gjykatës Speciale.

Thaçi do të arrijë në Prishtinë ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë. Ai pas intervistimit tregoi se çka u pyet nga prokurorët.

- Advertisement -

Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm” ka thënë Thaçi gjatë ditës së djeshme në një paraqitje para gazetarëve.

Presidenti pranoi ftesë nga Specialja, pas publikimit të propozim aktakuzës më 25 qershor. Zyra e Prokurorit Special publikoi aktakuzën për Thacin, kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, dhe nëntë anëtarë tjerë të UÇK’së emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur.

Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit