7.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Katër suIme ndaj Policisë së Kosovës në veri, pamjet e granatës që u përdor dhe veturës së dëmtuar

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se Policia kufitare e Kosovës është sulmuar me granata dore mëngjesin e sotëm.

Sveçla e ka quajtur këtë sulm TERR0RlST.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky është suImi i katërt brenda disa ditëve ndaj policisë kufitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhë një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për ta kryer ndërrimin në pikat kufitare. Ky Sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe armë AK 47 si një akt TERR0RlST është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve tanë. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodh duke vendosë iriqa metalikë në rrugën nacionale në kohën e njejtë me sulmin e sotëm me qëllim të pamundësojnë punën e policisë”, tha Sveçla.

Ndërkaq drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë goditur me granatë dore veturat që transportonin policët në pikat kufitare.

- Advertisement -

“Të dy veturat e Policisë janë dëmtuar. Janë gjetur gëzhojat e armatimit dhe pjesë të granatës së dorës . Ky është xhami i një prej veturave. Është gjuajtur drejtëpërdrejtë për të goditur për policinë, por xhami ka qenë i bIinduar. Kjo është pjesë e granatës së dorës, është granatë luftarake”, tha ai derisa ka publikuar pamjet e suImit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit