2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjen kërkesa e prerë për Albin Kurtin: Ja ku fillon ‘goditja’ e Vetting-ut

Rekomandime

Diferencën në mes të një shteti demokratik dhe atij anarkik e bën prokurori. Nga prokurori varet gjithçka dhe nga ai duhet filluar. Prokurori profesionale e pavarur dhe e guximshme duhet të jetë pikënisja e rrugëtimit. Dita e mirë shihet në mëngjes dhe nëse Kryeministri e fillon punën me “ renesancën” në prokurori gjithçka do të vazhdon pastaj më lehtë dhe më mirë”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar Vetting-un, i cili do të kryhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

- Advertisement -

E paralajmërimin e Kurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës, për angazhimin serioz në bërjen e Ligjit Veting, e ka përshëndetur si projekt serioz për reformimin dhe pastrimin e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, edhe eksperti i kësaj fushe, Hasan Preteni.

Sipas Pretenit, nga dita e parë e fillimit të punës së Qeverisë së re, qytetarët janë në pritje të hapave dhe vendimeve për ndryshim që do i merr Qeveria e re e Kosovës, e në këtë rrafsh, edhe për sigurimin e shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim.

Hasan Preteni

Nga sot Kosova do të jetë më normale. Uroj që të fillohet me zbatimin e premtimeve.

- Advertisement -

Fillimi është i mirë, për herë të parë Kosova ka një Kryeministër pa hipoteka nga e kaluara, i dëshmuar në çdo fazë të jetës, i pa korruptuar, jo lakmitar, modest, i dijshëm, i lexuar dhe në kuptimin e plotë të fjalës. Intelektual me integritet.

Për herë të parë do të kemi një Kryeministër që ta zdritë fytyrën kudo që është. Lamtumirë analfabetizmit dhe injorancës.

- Advertisement -

Për të luftuar të keqen fillimisht ti nuk duhet të jesh i keq. Kjo po ndodhë dhe nga sot mundë dhe duhet të nderoj perceptimi i përgjithshëm për Kombin dhe Shtetin”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që me kohë do të fillon edhe procesi I reformimit të drejtësisë dhe Ligji Veting.

Diferencën në mes të një shteti demokratik dhe atij anarkik e bën prokurori.

Nga prokurori varet gjithçka dhe nga ai duhet filluar.

Prokurori profesionale e pavarur dhe e guximshme duhet të jetë pikënisja e rrugëtimit.

Dita e mirë shihet në mëngjes dhe nëse Kryeministri e fillon punën me “ renesancën” në prokurori gjithçka do të vazhdon pastaj më lehtë dhe më mirë”, thekson Preteni për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Preteni thotë se në këtë mandat të ri qeverisës, pret që edhe llogaridhënia e institucioneve të drejtësisë, dhe të gjitha agjencioneve të pavarura para Kuvendit të Kosovës të jetë në nivelin e duhur.

Premtimet e kryekuvendares gjithashtu ishin shumë shpresëdhënëse. Kuvendi duhet të mbikëqyrë Qeverinë por duhet ti mbikëqyrë edhe të gjithë mekanizmat e pa varur.

Të gjithë, që nga kryeprokurori e deri te titullari i fundit i një institucioni të pavarur duhet të raportojnë në Kuvend. Transparencën dhe llogaridhënien duhet instaluar me urgjencë”, shton Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, mandati i zyrtarëve të institucioneve të shtetit, duhet të vazhdohet vetëm nëse ata i meritojnë ato, dhe jo vetëm pse dikush ka simpati personale ndaj atij apo këtij individi.

Nuk ka mandate të sigurta vetëm rezultatet e punës duhet të garantojnë vazhdimësinë e tyre.

Ka rezultate ka mandate, në të kundërtën mandatet duhet ndërprerë dhe nuk duhet ndalur veprimet në kërkimin e personave të caktuar në vendet e caktuara.

Meritokraci në kuptimin e plotë të fjalës”, përfundon Preteni për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit