Ilir Latifi e rrëzoi tri herë kundërshtarin, befason gjyqtari i UFC-së: Duhet t’u vijë turp

    0
    1177

    Ilir Latifi është mposhtur në UFC 247 nga amerikani Derrick Lewis.

    Shqiptari nga Vushtrria ishte në formë të mirë duke e rrëzuar kundërshtarin tri herë në tapet por nuk ja doli të fitoi.

    I befasuar me vendimin e gjyqtarëve është shprehur edhe komentatori i UFC-së, Dominick Cruz.

    ”Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Latifi ishte përpara përsa i përket numrave dhe 3 takedown ndaj zero të Lewis.”, ishin fjalët e tij  pas përfundimit të ndeshjes.

    Ndërkohë Global Scorecard ka publikuar numrat e plotë të luftës  mes Latifit dhe Lewis.