9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Flet eksperti i sigurisë: Ja çfarë i sjell Kurti Kosovës në dialogun me Serbinë

Rekomandime

Me krijimin e qeverisë së re, Serbia ka humbur një pjesë të kontrollit mbi institucionet e Kosovës me tendencë që të humbë edhe në pjesë tjera. Kur kësaj i shtohet edhe politika shtrënguese nga SHBA ndaj saj, Serbia më lehtë do t’i nënshtrohet domosdoshmërisë për marrëveshje përfundimtare. Krejt kjo shkon shumë mirë me qëndrimet e Albinit për një politikë më aktive dhe më të fortë ndaj Serbisë. Kjo duhet të shfrytëzohet dhe kam besim se do të shfrytëzohet”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha konsideron se ndryshimet politike në kupolën e qeverisjes së shtetit të Kosovës, dhe ardhja në pozitën e Kryeministrit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti do të sjellë ndryshime rrënjësore në bisedimet me Serbinë.

“Nga Qeveria e re, dhe në veçanti nga Albin Kurti, pres që Kosova të demonstroj politikë shumë me aktive dhe deri diku më të fortë kundrejt Serbisë. Ky ndryshim ka të bëjë pjesërisht nga fakti se tani bisedimet do t’i udhëheq Albini dhe pjesërisht nga ndryshimi i rrethanave tjera. Albini ka dhënë dhe vazhdon të jep deklarata të forta në lidhje me politikën ndaj Serbisë mirëpo ky pothuajse vazhdimisht ndryshon deklaratat. Kështu që se çfarë politike realisht do të ndërtoj Kosova përmes Albinit tani nuk mundë të thuhet me ndonjë siguri të madhe për arsye se as Albini nuk ka ndonjë siguri se çfarë në të vërtetë do të jetë politika e Kosovës ndaj Serbisë nën udhëheqjen e tij”, thotë analisti i politikave të sigurisë, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online” .

Sidoqoftë, Meha thotë se pozicionimi i Kosovës në raport me vazhdimin e dialogut me Serbinë, nuk do të jetë krejtësisht i pavarur, pasi një ndikim të madh do ta ketë edhe faktori ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Faktorët kryesor që përcaktojnë politikën e Kosovës ndaj Serbisë vijnë nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës. Duhet të rikujtohet letra e Presidentit Trump vitin e kaluar, në të cilën janë shprehur qartë qëndrimet amerikane që të mos humbet shansi, ku pritjet kanë qenë që një marrëveshje përfundimtare të arrihet gjatë vitit 2019. Letra i është dërguar edhe Kosovës edhe Serbisë. Marrëveshja nuk u arrit vitin e kaluar, tani do të ketë politikë shtrënguese nga amerikanët për fajtorët. E faji për mos arritje të marrëveshjes është i Serbisë dhe jo i Kosovës”, thekson Meha për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, edhe Isa Mustafa si opozitar me ndikim në krye të LDK-së kishte rolin e rëndësishëm për të ndikuar në ngecjen dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

“Sepse zhantazhonte bisedimet eventuale të cilat nuk u mbajtën fare, kërkonte hise pushteti në këmbim të pjesëmarrjes në ekipin për bisedime. Mirëpo kjo nuk ka shkuar deri aty sa Kosova të mbetet fajtore për dështimin. Faji ishte tek Serbia sepse ajo mori si pretekst tarifën 100% për mos pjesëmarrje në bisedime mirëpo e vërteta ishte tjetër”, shton Meha për “Kosova Sot Online”.

“ Serbia ishte shumë komfor ashtu si ishte dhe shfrytëzonte me të madhe fuqinë e Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rrjetin e strukturave të fshehta serbe brenda institucioneve të Kosovës për të rritur ç’njohje dhe për të degraduar Kosovën në mënyrë që suksesshëm ta paraqes si diçka të dështuar, se përpjekjet e perëndimit për konsolidimin e shtetit të Kosovës janë të kota, ku zgjidhja me e mirë është që Kosova t’i kthehet Serbisë, mirëpo tani me krijimin e qeverisë së re kthesa është në favorin e Kosovës. Me krijimin e qeverisë së re, Serbia ka humbur një pjesë të kontrollit mbi institucionet e Kosovës me tendencë që të humbë edhe në pjesë tjera. Kur kësaj i shtohet edhe politika shtrënguese nga SHBA ndaj saj, Serbia më lehtë do t’i nënshtrohet domosdoshmërisë për marrëveshje përfundimtare. Krejt kjo shkon shumë mirë me qëndrimet e Albinit për një politikë më aktive dhe më të fortë ndaj Serbisë. Kjo duhet të shfrytëzohet dhe kam besim se do të shfrytëzohet”, përfundon analisti i politikave të sigurisë, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit