1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kongresmenin nuk e bind ndërmjetësimi i Trump në bisedimet Kosovë – Serbi: Gjithçka mbetet e paqartë

Rekomandime

Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së për t’i dhënë zgjidhje fazës së fundit Kosovë – Serbi për një marrëveshje të mundshme të paqes, kongresmeni amerikan Eliot Engel që është edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë po vlerëson se e ardhmja e bisedimeve mbetet e paqartë.

Kështu shkruhet në një letër që Engel i ka nisur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, të cilin e ka ftuar për një takim në Washington.

- Advertisement -

Në letrën që e ka publikuar Arifi, Engel shkruan se e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paqartë.

Ai shton se çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të ketë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.

Edhe pse e ardhmja e bisedimeve për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare të marrë parasysh të drejtat e shqiptarëve etnikë dhe të adresojë mundësitë për rritje ekonomike në Preshevë”, shkruan Engel, derisa thotë se personalisht do të angazhohet për të drejtat e banorëve të këtij regjioni.

- Advertisement -

Për të diskutuar për këtë çështje, Engel e ka ftuar Arifin në Washington.

Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive”, ka shkruar Arifi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit