4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Flet profesori i njohur: Thaçi largohet, ja kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë

Rekomandime

Kjo është kompetencë e kryeministrit, tash monitorimi i zhvillimit të kësaj gjendje të re të proklamuar nga Albini fillon tash. Me rëndësi është se si i qaset pozicionet negociues dhe me kënd do ta zhvillon. Ai ka deklaruar se do të ketë ekip pune dhe kjo është pozitive. Të shpresojmë se ky ekip do të përbëhet nga njerëz jo servil por vetëm nga profesionistët apo ekspertët, së paku që janë njohës të mirë të rrethanave Kosovë–Serbi. Pra në delegacion mundë të ketë njerëz të sprovuar në këto relacione”, thotë profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe profesori i së drejtës, Blerim Burjani, thotë për “Kosova Sot Online” se marrja e kompetencave të plota nga kryeministri, Albin Kurti për ta vazhduar dialogun me Serbinë, duke mos e pasur në të njëjtin ekip Hashim Thaçin është një punë e kryer.

- Advertisement -

Sipas Burjanit, tani vetëm duhet të priten edhe veprimet konkrete dhe mënyra se si do t’i qaset Kurti këtij procesi, dhe kush do të jetë anëtarët e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Blerim Burjani

Kjo është kompetencë e kryeministrit, tash monitorimi i zhvillimit të kësaj gjendje të re të proklamuar nga Albini fillon tash. Me rëndësi është se si i qaset pozicionet negociues dhe me kënd do ta zhvillon.

Ai ka deklaruar se do të ketë ekip pune dhe kjo është pozitive.

- Advertisement -

Të shpresojmë se ky ekip do të përbëhet nga njerëz jo servil por vetëm nga profesionistët apo ekspertët, së paku që janë njohës të mirë të rrethanave Kosovë–Serbi.

Pra në delegacion mundë të ketë njerëz të sprovuar në këto relacione”, thotë profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, tash është çështje e kryer se Albin Kurti do ta udhëheq këtë ekip, dhe me rëndësi është që të ketë qasjen e duhur, pasi realisht është e vështirë te zhvillohen bisedime konkrete me shtetin serb.

“Bisedime substanciale me Serbinë nuk do të këtë, por do të kërkohet një arritje e shpejtë e marrëveshjes, një agjendë efikase dhe jo maltretuese dhe zvarritëse.

Kështu kanë deklaruar ndërmjetës ndërkombëtar, të gjithë janë për një zgjidhje efektive, por jo bisedime të kota”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani thekson se derisa Albin Kurti po deklarohet se vetë do të jetë në krye të këtyre bisedimeve, ai duhet të veprojë më shpejtë që ta ndërtojë këtë ekip, dhe ta miratojë strategjinë së bashku me planin e veprimit.

Të mos flitet kotë e të mos veprohet asgjë, pasi që kjo qeveri deklarativisht i ka ngarkua vetes shumë detyra serioze, sikur është edhe zotimi për ligjin Vetting për 24 muaj, kurse tash drafti i këtij projektligji do të duhej të ishte i gatshëm për ta finalizuar dhe dërguar edhe në Kuvend.

Pra ka shumë deklarime e shumë zotime.

Na mbetet të presim se çfarë ka ndërmend të bëjë ky njeri- Kryeministri Albin Kurti.

Le të shohim se kush do të përfshihet në atë ekip e kur do ta fillon edhe projektin tjetër që ka të bëjë me Veting-un, sepse para vetes ka shumë punë për të bërë kurse dihet që nuk ka kohë për të humbur.

Koha është e shtrenjtë dhe e çmueshme.

Nëse e shfrytëzon si duhet dhe punon ajo të shpëton me fytyrë, por nëse jep premtime dhe nuk i realizon ato, koha ikën dhe ti mbetesh i koritur, siç thuhet në gjuhën tonë popullore.

Prandaj le t’i presim veprimet konkrete të kryeministrit Kurti”, përfundon Burjani për Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit