2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zv.kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës jep lajmin: Ka vdekur krimineli serb Ratko Mladic

Rekomandime

Zv.kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic, ka shkruar në Twiter se ka marrë lajmin nga Ambasadori shtetit të saj në Hagë se ka vdekur ish-komandati, krimineli serb Ratko Mladic, trasnetmon Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kështu, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic.

“Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Hagë sapo raportoi për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Një njoftim zyrtar do të dalë së shpejti”, ka shkruar shkurt ajo në Twiter.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mladic në vitin 2018.

- Advertisement -

Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 pikat që gjendeshin në aktakuzë.

Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë. Gjykata shpalli se ai është përfshirë në gjenocid, persekutim, asgjësim, vrasje dhe akte çnjerëzore të transferimit me forcë në Srebrenicë.

- Advertisement -

Mladic ishte i përfshirë në që tribunali në Hagë e quajti ‘veprimtari gjithëpërfshirëse të shoqërimit në krim’, përfshirë krerë politikë dhe ushtarak serbë të Bosnjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit