11.3 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Kurti, 20 minuta takim kokë më kokë me Bashën: Jemi në shërbim të qytetarëve tanë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së, gjatë një vizite të shkurtër të Kurtit në Tiranë.

- Advertisement -

Burimet nga selia e PD-së, thanë se para takimit mes delegacioneve, Kurti ka zhvilluar një takim prej 20 minuta kokë më kokë me Bashën, pa praninë e asnjë personi tjetër.

Pas takimeve, Basha dhe Kurti kanë dhënë nga një deklaratë për mediat:

Albin Kurti: Në të dy anët e kufirit, ku vendet dhe qeveri do të bashkëpunojnë në mënyrë që Kosova dhe qeveria të jenë në nivel të detyrës, jo vetëm zyrtare, por edhe historike, për qytetarët tanë të cilët siç e dimë janë jo vetëm në varfërinë më të madhe, por edhe në papunësinë më të madhe jo vetëm në rajonin tonë.

- Advertisement -

Pra, është obligimi ynë si politikanë kudo që jemi, tërë kohën, të jemi në shërbim të qytetarëve, edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë për të ngritur dinjitetin e mirëqënien e tyre.

Basha: Dua ta falenderoj Kryeministrin e Kosovës për vizitën në selinë e PD-së.

- Advertisement -

E sigurova se për PD-në dhe Opozitën e Bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës, për t’i dhënë shanse për punësim, qytetarëve tanë dhe në veçanti rinisë, për të ndaluar shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, sikundër për angazhimin tonë, sot dhe nesër, për të vazhduar fuqimisht mbështetjen nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës, për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë sikundër dhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Kurti, qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, mund të mbështeten siç janë mbështetur deri më sot, plotësisht tek PD –ja , tek Opozita e Bashkuar për t’i dhënë çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim që do të mbështesë objektivat e tyre, sot në opozitë dhe nesër kur qytetarët e Shqipërisë të na besojnë qeverisjen e vendit me votën e lirë dhe të ndershme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit