21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Dështimet skandaloze, kërkohet dorëheqja e Valdete Dakës

Rekomandime

“Nëse bëhet fjalë për z. Daka vetë apo për KQZ-në, ajo do të duhej të parashtronte kërkesë për dorëheqje, por në këtë fazë e tutje, pasi që nuk ka vend për dorëheqje, do të duhej të refuzohej ajo kërkesë dhe të procedohej shkarkimi dhe dhënia e përgjegjësisë për dështime të tilla e të tjera të dëmshme për vendin e paranë e popullit”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka ka reaguar për skenarët e fundit të lojës me vota që po ndodhin në KQZ, duke theksuar se shumë veprime në këtë institucion po ndërmerren në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, mbi bazën e të cilave duhet të funksionon KQZ-ja.

- Advertisement -
Riza Smaka

“Vendi, roli e funksioni i KQZ-se është përcaktuar me dispozitën e nenit 139 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas kësaj KQZ-ja është një nga institucionet kushtetuese dhe si i tillë kurdoherë do të duhej të ishte i përkushtuar vendosmërisht në funksion të zbatimit të ligjit në fuqi. KQZ-ja apo është organ i përhershëm që i përgatitë, mbikëqyrë, drejton,dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe si i tillë, KQZ-ja si organ i përhershëm i Republikës së Kosovës i ka privilegjet shtetërore të nevojshme për të përgatitë me kohë sa dhe siç kërkohet të gjitha aktet, formularët dhe mjetet e nevojshme për organizimin dhe procedimin e zgjedhjeve të rregullta e të ligjshme.

Ndërkaq KQZ-ja jo vetëm në këto zgjedhje ka manifestuar dobësi organizative të dukshme. Ndër të tjera është manifestuar dobësia e tij në hartimin e formularëve të nevojshëm për të cilin shkak është zhagitur procesi zgjedhor”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Smakës, dështimet janë të mëdha dhe të një pas njëshme.

- Advertisement -

“Në këto zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, KQZ-ja ka dështuar në ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes adekuate e efikase të procesit zgjedhor, e si pasojë negative është treguar nevoja e rinumërimeve, madje edhe numërimeve të votave të hedhura.

Në atë mënyrë është zhagitur e po zhagitet korrupëtisht procesi zgjedhor, krejtësisht në dëm të interesave publike për të formuar qeverinë aq të nevojshme për të ushtruar shumë e shumë detyra akute e aktuale”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Rrjedhimisht, sipas profesor Smakës, KQZ-ja nuk e ka orientuar drejtë e mirë procesin zgjedhor, prandaj ka dalë aktuale dhe e domosdoshme edhe nevoja për rinumërime e ri rinumërime.

Çdo jurist, madje fillestar, praktikant, duhet të dij se konform me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, shkresa, akti apo dokumenti i nisur me kohë apo brenda afatit nëpërmjet postës, edhe nëse do të arrinte me vonesë, qoftë me vonesë të madhe, trajtohet brenda afatit ligjor.

Çuditërisht z. Daka, juriste e me vokacion gjykatëse me bashkëpunëtorë në KQZ-ne nuk e paska pas ditur apo e paska pas ditar por nuk paska pas interes për të ditur”, shtoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

Aktualisht vendosja e KQZ-se për rinumërime të fletëvotimeve të numëruara për të satën herë, është banale, irrituese dhe përvesove, padyshim e kontaminuar me tendenca korruptive! Në atë mënyrë KQZ-ja në masë të konsideruar e ka devalvuar vullnetin politik shembullor të qytetarëve të Kosovës të cilët falë ndonjë rastit përjashtues kanë votuar konform më kulturën civile, etike e politike të nivelit të lakmuar”, potencoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, KQZ-ja nëpërmjet vonesave teknike e arbitrare të përfundimit e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pos pakënaqësive, zhgënjimeve e irritimeve të përgjithshme, po shkakton edhe harxhime të parasë së popullit tonë të varfër.

Për këtë lojë të pistë, sipas profesorit Smaka, Kuvendi i Kosovës, pas themelimit, duhet ta merr në përgjegjësi Valdete Dakën, duke kërkuar edhe shkarkimin e saj.

Gjithsesi ,të presim konstituimin e ekzekutivit dhe të legjislativit të ri, dhe të parashtrimit dhe të procedimit të përgjegjësisë së KQZ-së për mungesë të efikasitetit, për in eficiencë, arbitraritet e mungesë të përgjegjësisë juridike e politike.

Nëse bëhet fjalë për z. Daka vetë apo për KQZ-në, ajo do të duhej të parashtronte kërkesë për dorëheqje, por në këtë fazë e tutje, pasi që nuk ka vend për dorëheqje, do të duhej të refuzohej ajo kërkesë dhe të procedohej shkarkimi dhe dhënia e përgjegjësisë për dështime të tilla e të tjera të dëmshme për vendin e paranë e popullit”, përfundoi profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit