Toni është berberi për meshkuj i cili është i njohur për disa mënyrë të veçanta se si i heq flokët. Para disa kohësh, ai u bë i njohur nga qethja që e kryente me sharrë, ndërsa tash ai po realizon diçka edhe më interesante.
Bëhet fjalë për qethjen në veturë, ku klientët nuk kanë nevojë të presin në rend, por të hynë me veturë e cila është e vendosur në sallon, dhe të marrin shërbimet nga Toni.
Driton Kameri ka një karrierë tashmë të gjatë në këtë profesion e dëshira për të qenë më ndryshe nga të tjerët, e zgjoi kreativitetin e tij.
Toni është kujdesur gjithmonë që punën e tij ta promovoj në rrjetet e tij sociale, si rezultat i së cilës ka klientë e tij, përfshirë këtu edhe shumë personalitete publike.
Puna e tij dhe ky kreativitet kanë bërë që Toni të mjaft i popullarizuar i kërkuar në këtë treg. E me siguri se ide të reja do të ketë edhe në të ardhmen.