0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ky është 90 vjeçari që shikon lajmet vetëm për ta parë Hashim Thaçin

Rekomandime

“Thaçi e ka shtru Drenicën krejt asfalt”. Kjo është vetëm një nga arsyet që Amrush Buzaku ka simpati kaq të madhe për presidentin Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Madje Buzaku tregon se lajmet i shikon vetëm për ta parë të parin e shtetit.

90 vjeçi i cili thotë se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka besim të madh tek Presidenti.

Këtë dashuri që ka ndaj Thaçit e dinë pothuajse të gjithë.

- Advertisement -

“Kur shkoj te mjekët këtu në Drenas krejt ma bojnë hajde Thaç, pa pare m’kqyrin”, shprehet tutje ai.

Edhe pse thotë se ka respekt të madh për politikanët e tjerë, Thaçin ai e çmon edhe për diçka tjetër.

- Advertisement -

E zgjedhja e Albin Kurtit, kryeministër, nuk i ka pëlqyer aspak 90 vjeçarit.

Sidoqoftë, presidentin Thaçi nuk e ka takuar asnjëherë, por shpreson që një ditë kjo ëndërr t’i realizohet.

Për fund, Amrush Buzaku thotë se dëshira tjetër e tij është ta shoh Thaçin president, edhe në një mandat tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit