3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Hashim Thaçit i vjen ‘goditja’ e rëndë, shkak Albin Kurti

Rekomandime

“Mos përgjigjja e Thaçit e dërgon çështjen në Kuvend dhe aty duhet të diskutohet dhe vendoset. Në të kundërtën është edhe Gjykata Kushtetuese e cila me një padi mundë të kërkojë vendim për politikën e jashtme. Duhet thënë se në nenin 93, paragrafi 1, qëndron qartë se Qeveria është kompetente për të zbatuar politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit. Ndërsa, për President të vendit në raport me politikën e jashtme, në nenin 84, parag. 10, thuhet: “Presidenti udhëheq politikën e jashtme”. Këtu del se me norma kushtetuese e ndërton politikën e jashtme Qeveria, ndërsa Presidenti e udhëheq, nuk e ndërton dhe nuk e zbaton”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me anë të një letre zyrtare e kishte ftuar ditë më parë në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, siç kishte thënë Kurti, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

- Advertisement -

Mirëpo kreu i shtetit e ka injoruar këtë ftesë të Kryeministrit.

E profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se është shkelje ligjore dhe kushtetuese përpjekja e Hashim Thaçit që ta merr në kompetencën e tij përfaqësimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës, sikur që veproi së fundi në Munih të Gjermanisë.

Kelmendi thotë se marrëdhëniet me jashtë, përkatësisht fushat e raporteve të ndryshme me elementë të jashtëm, është çështje që u takon dy strukturave të pushtetit, si Presidentit, ashtu edhe Kryeministrit, por Presidenti është vetëm faktor që përfaqëson shtetin jashtë.

- Advertisement -
Muhamet Kelmendi

Politika e jashtme është e koncentruar në Qeveri dhe te Kryeministri.

Qeveria me mekanizmat e vetë ministror e ndërton politikën e jashtme.

- Advertisement -

Për atë është Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Integrimeve.

Janë këto struktura që e ndërtojnë politikën e jashtme diplomatike.

Dhe, kjo vlen edhe për raportet në Ballkan dhe me shtetin serb.

Këtej është bërë thirrja në kuadër të takimit nga z. Kurti për z. Thaçi dhe kjo është më se e domosdoshme”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Mos përgjigjja e Thaçit e dërgon çështjen në Kuvend dhe aty duhet të diskutohet dhe vendoset.

Në të kundërtën është edhe Gjykata Kushtetuese e cila me një padi mundë të kërkojë vendim për politikën e jashtme.

Duhet thënë se në nenin 93, paragrafi 1, qëndron qartë se Qeveria është kompetente për të zbatuar politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit.

Ndërsa, për President të vendit në raport me politikën e jashtme, në nenin 84, parag. 10, thuhet: “Presidenti udhëheq politikën e jashtme”.

Këtu del se me norma kushtetuese e ndërton politikën e jashtme Qeveria, ndërsa Presidenti e udhëheq, nuk e ndërton dhe nuk e zbaton”, shton për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, edhe çështja e marrëveshjeve të nënshkruara në Munih të Gjermanisë nuk duhet të anashkalohet pa u diskutuar në Kuvend, dhe për të parë nëse Kuvendi do të pajtohet që të njëjtat të kalohen apo të refuzohen.

Në Kushtetutë, nenin 65, parag.4 thuhet: “Kuvendi i ratifikon traktatet ndërkombëtare” Me këtë normë, çdo gjë, çdo raport a marrëveshje që bëhet nga Kosova me jashtë, duhet të i nënshtrohet Kuvendit.

Në veçanti vlen kjo për raportet dhe marrëveshjet me shtetin kriminal serb. Asnjë marrëveshje nuk duhet të hyn në fuqi pa u ratifikuar nga Kuvendi.

Tash a bashkëpunojnë a jo organet e shtetit është çështje që ka interpretime të ndryshme.

Por, mekanizmat ekzistojnë.

Kosova ka Kuvend dhe me urgjencë duhet të ftohet seanca për të diskutuar çështjen.

Nuk duhet lejuar që me termin përfaqësim të futet edhe ndërtimi i politikës së jashtme.

Turpi i krejt kësaj është nënshkrimi i marrëveshjeve në Munchen.

Nuk po futem në natyrën e marrëveshjeve, por thjeshtë duhet të dihet, se pa Qeveri, Kryeministër dhe Ministër adekuat, asnjë marrëveshje nuk guxon të nënshkruhet.

Marrëveshja e Munchenit është këtej dhe i takon Qeverisë të diskutoj dhe të vendosi. Natyrisht se kërkohet të futet Kuvendi në veprim.

Kosova është shtet parlamentar dhe kështu duhet të mbetet.

I takon Parlamentit të vendosi përfundimisht”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit