-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dy vëllezërit kosovarë bëhen doktorë në Zvicër për një ditë

Rekomandime

Dy të rinjtë kosovarë, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, u bënë storie suksesi në Gjenevë të Zvicrës duke diplomuar në fushën e Mjekësisë.Javën e kaluar, më 25 janar 2020, në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Mjekësisë u mbajt ceremonia zyrtare e dhënies së diplomave të 120 mjekëve të sapodiplomuar në Zvicër.Mes tyre ishin edhe dy vëllezër kosovarë, Gent Memaj, 27-vjeçar dhe Plator Memaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, shkruan albinfo

- Advertisement -

E veçanta e kësaj ceremonie ishte se të dy vëllezërit mantelbardhë në të njëjtën ditë u bënë zyrtarisht me titujt “Doktorë” të shkencës së Mjekësisë.Genti për vite me radhë kishte studiuar në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi, në Departamentin e Stomatologjisë, duke treguar suksese të mëdha në fushën përkatëse si dentist. Ndërsa, Platori kishte zgjedhur të studionte në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, duke korrur suksese në arritjet e tij profesionale si mjek.Pas sukseseve të njëpasnjëshme gjatë studimeve, Genti dhe Platori arritën t’i mbrojnë titujt zyrtarisht të diplomave që iu dorëzuan solemnisht nga personalitet më të larta politike dhe të qarqeve akademike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Diplomimit të tyre iu gëzuan më së shumti prindërit, Agim Memaj, i cili është inxhinier (Master në Universitetin EPFL Lausanne) dhe Teuta Memaj, mjeke nutricioniste (e specializuar në Universitetin e Lausannës). Ata për albinfo.ch thanë se janë krenarë për djemtë e tyre dhe se kjo në një mënyrë është edhe krenari për gjithë Kosovën, e në veçanti edhe për Zvicrën.Duhet theksuar se të dy vëllezërit shkollimin fillor dhe Kolegjin Saint Michel (i themeluar më 1582) e mbaruan në Friburg, dhe menjëherë pas përfundimit të tyre ata arritën të regjistrohen në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi.

Por, jo vetëm kaq, sukseset e tyre nuk kanë të ndalur, pasi që tani Genti ka filluar punën në një kabinet me shumë reputacion në qendër të Gjenevës, si mjek dentist në kabinetin privat të Stomatologjisë së quajtur “Cabinet Dentaire des Frontenex”.Nga anat jetër, Platori nga 1 shkurti filloi punën zyrtarisht si mjek në Spitalin Universitar të Gjenevës, në repartin e Kardiologjisë, shkruan albinfo.ch.Duhet theksuar se objektivi i ardhshëm i Gentit dhe Platorit është doktoratura në një të ardhme të afërt, pasi të dy zotërojnë kapacitete dhe shprehen të gatshëm për titujt e radhës.Po ashtu, Genti dhe Platori janë shumë të lidhur edhe me Kosovën. Të pyetur nga albinfo.ch se sa herë në vit e vizitojnë Kosovën, ata u shprehen “shumë shpesh, 5 deri 6 herë në vit”.Gjithashtu vlen të theksohet se të dy vëllezërit kanë pasion historinë, sidomos të kombit shqiptar, dhe vizitojnë rregullisht vendet historike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjithësi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit