1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pacolli: Nëse lajmin e pavërtetë për njohjen e ka dhënë Vlora Çitaku ajo duhet të shkarkohet

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas demantimit që Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkës ka bërë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deputetja Pacolli ka thënë se nëse informatën e pavërtetë për njohjen e pavarësisë e ka dhënë ambasadorja në ShBA, Vlora Çitaku, ajo duhet të shkarkohet.

- Advertisement -

“Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se dje Presidenti Hashim Thaçi përmes Tëitterit njoftoi se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Por ministrja e jashtme e Xhamajkës e ka demantuar këtë lajm duke thënë se deri tash Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit