Këto janë “beqareshat” e Kuvendit të Kosovës

0
1272
Kuvendi i Kosovës

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shumica e grave deputete kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës pa pasur nevojë për kuotë gjinore, fal besimit që kanë pasur votuesit në to.

Me mijëra njerëz i pëlqejnë, për atë ua kanë dhënë edhe votën, por asnjëri prej këtyre votuesve nuk doli t’u propozojë martesën disa deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Mbase kanë frikë nga autoriteti që kanë krijuar, prandaj deputetet rrallë përballen me ndonjë propozim serioz për martesë dhe si rrjedhojë disa prej tyre, mbeten ende beqare përkundër moshës, e disa të tjera duket se ende nuk e shohin të nevojshëm një hap të tillë.

Deputetja 55-vjeçare e AAK-së, Time Kadrijaj, është deklaruar beqare në biografinë që është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, në një moshë të afërt me Kadrijajn është beqare edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ku shumë e njohin edhe si këngëtare mjaft e suksesshme dhe arkitekte.

Jo më larg se të dielën që lam pas, Ganimete Musliu ka mbushur plotë 41-vjeç, deputetja e PDK-së, vazhdon të deklarohet beqare, e këtë status vazhdon ta ketë edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila në muajin prill feston ditëlindjen e 41-të.

Të tjera deputete që mbajnë statusin e “beqares”, por që kanë një moshë më të re, janë edhe Saranda Bugujovci (VV), Fjolla Ukani (VV), Rrezarta Krasniqi (LDK), Saranda Musliu (LDK) dhe Ylleza Hoti (VV).