2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

1999: Kur Hashim Thaçi thoshte se UÇK-ja ka 30 mijë ushtarë

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media të mbajtur më 21 maj 1999 në Tiranë në cilësinë e Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, kishte ftuar Presidentin Ibrahim Rugova që të jetë pjesë e qeverisë së tij.

- Advertisement -

Thaçi kishte deklaruar se UÇK-ja ka aktualisht 30 mijë ushtarë dhe zotëron një pjesë të madhe të territorit të Kosovës.

“Përsa i përket zotit Rugova, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kam dërguar mesazhet e mia nëpërmjet njerëzve të tjerë, është i njoftuar dhe për ftesën që unë ja kam bërë për tu takuar në Tiranë. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje por besoj se më në fund do ta kuptojë edhe ai se ne duhet të takohemi, megjithë lëvizjet tejet të dyshimta kohët e fundit të tij, për çeshtjen kombëtare. Megjithatë Kosova ka zemër të gjerë dhe pranon njerëz edhe të tillë. Nëse tash Ushtria Çlirimtare e Kosovës numëron rreth 30 mijë ushtarë dhe fitorja i takon asaj në Kosove”, kishte deklaruar Thaçi./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit