Udhëheqësi i një sekti në Korenë e Jugut, në qendër të shpërthimit të madh të koronavirusit, sot ka rënë në gjunjë duke i lutur për falje autoritetet të cilët janë duke hulumtuar rreth tij dhe duke e akuzuar për vrasje.
Mesia i vetëshpallur, Lee Man-hee, ka ofruar falje të sinqertë dhe pranoi se shumë njerëz janë infektuar pas një shpërthimi të virusit në kishën Shincheonji, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.
88 vjeçari ra në gjunjë dy herë para gazetarëve në Gapyeong, duke ulur kokën në dysheme dhe duke u lutur që qeveria ta falë atë.
Kisha e fshehtë ka qenë e lidhur me më shumë se gjysmën e rasteve të virusit të Koresë së Jugut dhe është akuzuar për dështimin e bashkëpunimit më autoritetet për shpërthimin e sëmundjes duke bërë kështu që zyrtarët e Seulit të bëjnë thirrje për akuza.
“Do të doja të ofroja faljen time të sinqertë tek njerëzit në emër të anëtarëve”, ka thënë Lee me zërin e dridhur.
“Edhe pse kjo nuk ishte e qëllimshme, shumë njerëz janë infektuar”, ka shtuar ai.
Lee po ashtu ka thënë se do bëjnë të pamundurën që virusi mos të vazhdojë të shpërndahet tek njerëzit e tjerë dhe se do t’i mbështesin ata materialisht.
Më shumë se 260 mijë njerëz të lidhur me kishën e Shincheonji janë testuar për koronavirusin.
Zyrtarët e Seulit kanë kërkuar nga autoritetet që të ngrenë akuza tjera duke përshirë edhe akuzat për vrasje kundrejt Lee dhe 11 udhëeheqësve të sekteve për dështim në bashkëpunim.