7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ky është shteti afrikan, që sipas Ivica Daçiqit, ka tërhequr njohjen e Kosovës

Rekomandime

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Sipas Daçiq, Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore, është shteti i tetëmbëdhjetë që e tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e Ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OKB-së”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka shtuar se prej 193 shteteve anëtare të OKB-së, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo nënkupton se Kosova nuk e ka më shumicën në OKB.

Ndërkaq, sa i përket MPJ-së së Kosovës ende nuk ka reaguar rreth një lajmi të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit