Një veturë Lamborghini me targa të Zvicrës është parkuar në mes të rrugës mbi vendkalimin për këmbësorë, në Prishtinë.
Dje në rrugën ‘Adrian Krasniqi’ është fotografuar një veturë Lamborghini e cila shihet se është parkuar në mënyrën më të keqe. Fotografia është bërë publike te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ në Facebook.
Lamborghini me targa të kantonit St. Gallen që raportohet se është e një mërgimtarit, ka thyer rregullat e komunikacionit në Kosovë, por mësohet që nuk ka marrë asnjë gjobë.
Sipas Ligjit Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, shoferi i cili parkon në vendin ku do ta rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik ose do ta pengonte zhvillimin normal të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 30 eurosh.