Albin Kurti më i prerë se kurrë: Unë nuk jam anti-amerikan, Thaçi e Vuçiq kanë bërë marrëveshje

0
410

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i bindur që ekziston një marrëveshje e gatshme që është arritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas shefit të Qeverisë, po provohet që të futet në këtë çështje edhe kryeministri i vendit që marrëveshja paraprake të marrë fuqi, shkruan Reporteri.net

“Unë jam i bindur që ka marrëveshje paraprake në mes të dy presidentëve. Unë po thirrem që ajo marrëveshje e gatshme të marrë fuqi”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Thaçi ka pësuar debakël meqë nuk ka arritur ta takojë presidentin Trump.

“Të qëndrosh disa ditë në Shtëpinë e Bardhë, të mos e takosh me presidentin amerikan, të mos e takosh as zëvendëspresidentit e të mos sjellësh asnjë investim, është debakël”, ka thënë Kurti”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ka komentuar edhe çështjen e “anti-amerikanizmin”. Ai thotë se nuk është anti-amerikan, por shton se Thaçi është anti-evropian.

“Unë nuk jam anti-amerikan, unë jam kundër anti-amerikanëve. Por, presidenti(Thaçi), është anti-evropian. Unë jam edhe pro-amerikan dhe pro-evropian. Pra unë i dua edhe SHBA edhe BE”, ka shtuar Kurti.