Ish dal tipi me setër t’vizllushme lypke gjendje t’jashtëzakonshme.
Basma xhixha xhixha, vetimë ju shkojke pullave t’kmishës, thuse u dal me hy dhandërr.
U sillke me sevda sikur kur e ka shpall pavarësinë, açik krejtve, pa njeri t’gjallë n’krah, me marrë në dorë edhe karantinën, se s’ka
lënë gjë pa gllabëru.
Njeri ma egoist, ma t’rrezikshëm, nuk ka.
Ky e ka sahatin e lidhun me Serbinë, si e ka pa Serbinë që e ka shpall gjendje t’jashtëzakonshme, ka nga me marrë bajrakun, prej ‘Rognerit’.
Bajati.
Nëse tutët që na hyn Serbia, nashtë, ama nëse don me ja ftof Albinit, i hupt setra, jarabi more Zot.
Nuk ka lavd në karantinë, bozho.
P.S. E ju, dijeni se s’ka kush me ju disponu, jeni mbet në mëshirë humoristike të vetvetes, prandaj mos pritni prej askujt me ua bë karantinën interesant, po disponojeni vetem.
Nxeni defat.