Një koalicion mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

0
2399

Nga Viktor Buzhala

Populli ka zgjedhur të përfaqësohet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Së bashku, ata përbëjnë shumicën, pra mbi 50 për qind të elektoratit kosovar.

Ata jane liderët e vetëm të pashantazhueshëm. Largimi i tyre, pra uzurpimi i pushtetit nga përsona tjerë është mohim i vullnetit të popullit, procesi me i trishtë që mund të ndodhë në një demokraci. Po e bëjnë këtë poitikanë që mendojnë vetëm për interesat e tyre përsonale dhe që shantazhohen ditë e natë. Zaten, po iu ndihmojnë shumë edhe një pjesë e shoqerisë civile, që veprojnë kah të fryjë era, gjithashtu.

Me të përfunduar votimi dhe t’u bërë i ditur rezultati, Vjosës iu hoqën kompetencat.

Por, kjo nuk guxon t’i ndodhë Kosovës. Albin Kurti garoi dhe fitoi. Në nanë tjetër, e dyta doli Vjosa Osmani. Vota që u mor nga LDK, u mor nën siglën e saj. Ajo duhet të vendosë për vazhdimin e koalicionit të mundshëm me Albin Kurtin apo jo.

Të njëjtën kohë, ekipin e LDK-së në qeveri duhet ta përcaktojë pikërisht Vjosa Osmani. Ajo është bartëse e progaramit të kësaj partie. Cdo anashkalim i saj, është në fakt tradhëti ndaj elektoratit. Nga këto veprime në fund po fiton pikërisht klasa e korruptuar e politikanëve dhe vet korrupcioni. Po humb Kosova dhe populli i saj. Vendin ose do ta qeverisin e ta cojnë përpara të zgjedhurit e popullit, ose do të zhytet në humnerë.