7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këta janë tradhëtarët e Kosovës

Rekomandime

Viti 2016. Kosova po përgatitej të festonte liberalizimin e vizave. Zatën disa edhe festuan. Po e merrnim liberalizimi
bashkë me Ukrainën e Gjerorgjinë.

- Advertisement -

Por, në momentin e fundit ndodhi e papritura. Dikush ishte treguar i shkathët ta bindte Evropën se është mirë që Demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht i pakapërcyeshëm, si presion që ai të miratohet, pasi kundërshtarët plotik po tregoheshin të pabindur.

Si rezultat, Ukrainës që nuk i plotësonte gjysmën e kushteve iu liberalizuan vizat,ndërsa ne e humbëm momentumin dhe s’kemi liberalizim as sot, kur i plotësojmë të gjitha kushtet. Ai dikushi, është në mesin tonë.

Kjo është tradhëtia moderne pasi sot nuk ka asi tradhëtarësh që rreshtohen krah armikut dhe prejnë kokat e popullit të vet. Edhe në kohën tonë, tradhëtia bëhet për realizim të interesave vetjake, por me finesa dhe rreshtim të mëncur. Fatkeqësisht, disa tradhëti që po i ndodhin vendit janë të imponuara, pasi ne vazhdojmë të kemi në pozita kyce njerëz të shantazhueshëm në të gjitha drejtimet.

- Advertisement -

Sot erërat nuk po fryjnë në drejtimin që ne dëshirojmë. Nuk është momentum ynë as në Washington, as në Bruksel. Ndërkohë, një pjesë e individëve tanë të rëndësishëm ngarendin që bash tash të arrijmë marrëveshje me Serbinë.
Këta individë, të pozicionuar gjithnjë kah fryn era, shpeshherë po luajnë me interesat e Kosovës, duke e futur vendin në ujëra të rrezikshme.

Atyre u ndihmojnë shumë disa gazetarë, realisht disa nga më të famshmit. Ata e kanë obligim të informojnë publikun dhe të japin ndonjë opinion në lidhje me një cështje të caktuar. Por,kemi qenë dëshmitar të terrorizimit të politikanëve nga ta. Të ndërlidhur me interesa milionëshe, me partnerë biznesi që kanë lloj lloj ineresash, apo të shantazhuar me dosje nën sjetull kur i abstrahojnë interesat personale, ata shihen teksa lincojnë skenën politike majtas e djathtas cdo ditë deri në realizim të interesave të shefave të tyre apo të shantazhuesve të tyre. Ne kemi parë opinionistë që ndërrojnë opinionin e qendrimet komplet brenda ditës. Duke lincuar krerët e shtetit si anti-amerikanë përmes fushatave të egra, i kanë bërë dëm të madh vendit.

- Advertisement -

Populli e di dhe ka bërë zgjedhjen e vet. I votoi politikanët e pashantazhueshëm, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Por, edhe ate pak pushtet që e patën po ua marrin. Pra, falë mobilizimit të politkanëve të shantazhueshëm dhe falë një pjesë të shoqërisë civile të shantazhueshme gjithashtu, vullneti i popullit po thyhet, ndërsa vendi po shkon në rrugë pa krye. Pra, goditje e dyanshme. Kjo është tradhëtia më e madhe që po i ndodh Kosovës. Mos iu besoni, linconi!

Foto ilustrim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit