8.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Beteja e Thaçit e Kurtit – si e sheh krizën e fundit analisti Edward Joseph

Rekomandime

Edward Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins dhe analisti i çështjeve ndërkombëtare, i cili ka shërbyer si diplomat i SHBA’së edhe në Kosovë, në misionin e OSBE’së, në nje shkrim të botuar në revistën prestigjioze Foreign Policy ka shkruar për zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Sipas Joseph ajo që po ndodhë brenda koalicionit lidhet me hidhërimin e Grenell ndaj Albin Kurtit për të hequr tarifën, në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes me Serbinë.

- Advertisement -

Revista Foreing Policy, që në zgjedhjet e fundit ka mbeshtetur demokraten Hillary Clinton shkruan se Administrata e Trump e ka “marrë me të mirë” Presidentin e Serbisë edhe pse ky e ka refuzuar presionin për ta ndalë fushatën kundër Kosovës.

Joseph shkruan se rrëzimi i Qeverisë do ta zvogëlojë aftësinë e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ndryshe, Joseph është aktiv me shkrimet e tij kundër ndarjes dhe ndryshimit të kufijve të Kosovës duke thënë disa herë se ajo ka qenë ne tryezën e bisedimeve nga Thaçi e Vuçiq.

- Advertisement -

Më poshtë lexojeni të përmbledhur shkrimin e revistës amerikane:

Përderisa pandemia e koronavirusit po i rrit tensionet, strategjia e administratës së Trump-it për t’iu përkulur presidentit autoritar serb po shkon drejt zhbërjes së tërësishme.

Në kohën kur bota po përpiqet ta luftojë pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i jashtëzakonshëm është shpalosur në Ballkan: Një vend i vogël, i sfiduar, i varur dhe në mënyrë tipike i ndikueshëm, e ka sfiduar haptazi administratën e fuqishme të presidentit amerikan, Donald Trump.

- Advertisement -

Republika e Kosovës ka refuzuar t’i përkulet presionit të madh të Richard Grenell-it, ushtruesit të detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare, i cili shërben gjithashtu edhe si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për bisedimet e paqes mes Serbisë dhe Kosovës.

Asnjëri shtet nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa ta zgjidhin mosmarrëveshjen rreth pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia refuzon ta njohë. Beogradi e izolon Republikën e Kosovës në mënyrë të paepur, duke e lënë shtetin e ri jashtë Kombeve të Bashkuara dhe jashtë shumicës së organizatave ndërkombëtare.

I vendosur që të arrijë një marrëveshje prapa dyerve të mbyllura me presidentët e të dyja vendeve, Grenelli është i zemëruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kryeministri rishtar e ka sfiduar kërkesën e Grenell-it për largimin e taksës ndëshkuese prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Si masë e pashembullt kundër shtetit ndoshta më pro-amerikan në botë, Uashingtoni i ka ndërprerë ndihmat e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe një ligjvënës madje kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s.

Presioni nga Uashingtoni rëndon mbi aftësinë e Kosovës për t’u marrë me krizën e koronavirusit, duke i përkeqësuar tensionet mes kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi, i cili është plotësisht në një vijë me Grenell-in sa i përket qasjes ndaj Serbisë.

Mu në momentin kur nevojitet uniteti kombëtar, Thaçi dhe Kurti tash po zhvillojnë betejë për atë se a duhet të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare rreth pandemisë. Kryeministri sapo e ka shkarkuar ministrin e brendshëm, Agim Veliun, i cili e mbështet shpalljen e gjendjes emergjente nga Thaçi, duke e krijuar një krizë të pakohshme qeveritare.

Humbja në këtë dramë është që Grenelli po kundërshtohet edhe nga antagonisti kryesor në sagën e gjatë për Kosovën – presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Në janar, Grenelli i bëri thirrje Beogradit që ta ndalë fushatën e çnjohjeve kundër Kosovës. Javën e kaluar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, refuzoi përsëri, duke lënë të kuptohet se fushata do të vazhdojë edhe nëse Kosova e largon taksën. Uashingtoni nuk ka thënë asgjë në lidhje me këtë.

Nëse oferta e Grenell-it dështon për shkak të rezistencës lokale dhe përhapjes së pandemisë, do të ketë kohë për të reflektuar në tërë strategjinë e krijimit të një marrëveshjeje për Kosovën duke e zbutur presidentin serb. Asgjë nuk humbet duke e shtyrë Vuçiqin të dëshmojë se interesimi i tij për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian është i çiltër e jo një mashtrim.

Asgjë nuk humbet duke i shtyrë Beogradin dhe Prishtinën drejt një dialogu të vërtetë për Kosovën – një të tillë që i trajton çështjet e dhimbshme të së kaluarës si rrugë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe me mirëqenie. Vendet fqinje, si Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, kanë dëshmuar se kjo është tërësisht e mundshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit