14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

LAJMI I FUNDIT: Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Rekomandime

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19!Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

- Advertisement -

Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive.Nga data 01.02.2020 deri me 23.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 16.756 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.202, Vërmicë 4.395, Jarinje 1.188, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 2.157, Kullë 1.070, Qafë Morinë 47, Bërnjak 499, Qafë Prush 35, Muçibabë 162 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 617 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 341.760 raste të COVID-19 dhe 14.757 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.093), Italia (59.138), SHBA (35.070), Spanjë (29.909), Gjermani (24.904), Irani (21.638), Francë (16.018), Zvicër (7.776), Mbretëri të Bashkuar (5.683), Holandë (4.204), Austria (3.631), Belgjikë (3.401), Turqi (1.236), Greqi (624), Slloveni (414), Kroaci (306), Serbi (222), Maqedoni e veriut (115) dhe Shqipëri (89).
Deri me 23 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (5.476), Spanjë (1.813), Francë (674), Mbretëri të Bashkuar (281), Holandë (179), Zvicër (100), Gjermani (94), Belgjikë (75), Turqi (30), Greqi (15), Danimarkë (13), Austri (16), Luksemburg (8), Poloni (7), Hungari (7), Bullgari (3), Shqipëri (4), Slloveni (3) Serbi (2), Maqedoni e veriut (2) dhe Kroaci (1).QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit