12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Media gjermane paralajmëron konflikt në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën

Rekomandime

Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan. Në shkrim paralajmërohet se në Ballkan do të nisë një konfIikt i ri, dhe për këtë faji i hidhet BE.

- Advertisement -

Shkruhet se BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin.

Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste.

- Advertisement -

Dodik ka paralajmëruar se do të bIIokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dë*ojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

- Advertisement -

“Rajoni nuk është para shpërthimit të Iuftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista e njohur gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të ar*atosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konfIikte të brendshme të vendeve anëtare të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit