7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sky News: Rusia urdhër ushtarëve të saj se Iufta duhet të përfundojë në këtë datë

Rekomandime

Pavarësisht raportimeve të shpërndara që ndërlidhen me problemet që po përballen forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë, raportohet se ushtarëve rusë në Ukrainë u është thënë nga komandantët e tyre se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj, shkruan Sky News.

Ushtria e Ukrainës thotë se ekziston një ‘propagandë e vazhdueshme në mesin e personelit të forcave të ushtrisë së Federatës ruse’ e cila i referohet datës- e cila ka një simbolikë pasi që festa e përvjetshme ‘Victory Day’ në të cilën kampanja e suksesshme e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore përkujtohet me një paradë në Moskë.

- Advertisement -

“ Sipas informacioneve të disponueshme, një fushatë propagandistike është duke u zhvilluar midis pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, e cila synon të imponojë idenë se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj 2022”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që dje u bënë 1 muaj nga nisja e luftës në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit