4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lajm i mirë: 95 persona që po qëndrojnë në konvikte rezultojnë negativ me Covid 19, sot lirohen në shtëpi

Rekomandime

Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.
Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

- Advertisement -

” Karantina- COVID19 Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!Nesër (e dielë) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit