8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Fitore Pacolli: Na sulmuan në korridor deputetët e LDK-së

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se janë sulmuar pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ajo fillimisht ka kritikuar Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinajn.

“Ministrja ngutet thotë nuk kam kohë pasi të del në korridor i thotë koleges së saj dhe stafit të saj dhe deputetes Kadrijaj se nuk kishte agjendë por nuk mundt ë qëndronte më gjatë se një orë sepse nuk mund të duronte pyetjet tona, dëshironte të ikte, pas mbledhjes kanë shku për kafe.

Tentimi për të na pengu ka fillu qysh para mbledhjes së komisionit, ka qenë një pengesë verbal”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

“Kjo ka shfaqë një mosdurim nga ana e tyre, u përpoqën të pengojmë ushtrimin e detyrës zyrtare, ne duhet ta marrim në pyetje.

Pasi që e panë që nuk arritën të na ndalin, patën një tendencë të dytë, na sulmuan në korridorin e ndërtesës së Kuvendit, këta kanë kaluar në një stad ku nuk mund të na durojnë”, deklaroi Pacolli.

- Advertisement -

“Është sulmu deputeti Gazmend Gjyshinca, nga deputeti Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit