12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Estonia i dhuron Ukrainës një të tretën e buxhetit të saj ushtarak

Rekomandime

Estonia i ka dhuruar Ukrainës një të tretën e buxhetit të saj ushtarak.

“Estonia dhuroi një të tretën e buxhetit të saj ushtarak për të ndihmuar Ukrainën të rivendoste sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, thuhet në një publikim në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë në Twitter.

- Advertisement -

Në postim gjithashtu thuhet se Estonia ka ofruar ndihmë për viktimat e Iuftës në Ukrainë, duke përfshirë asistencë mjekësore dhe psikologjike, strehim dhe nevoja të tjera themelore.

Nën këtë postim në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, përfshihej edhe grafiku i Euromaidan Press i vendeve që i dhuruan Ukrainës shpenzimet e mbrojtjes.

Grafiku përfshiu informacionin se deri më tani Ukraina ka marrë 28 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe do të marrë edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit