17.2 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Pacolli e çon delegacionin e Kosovës në Washington me aeroplanin e tij

Rekomandime

Aeroplani privat të cilin e ka në pronësi, kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli do ta çojë delegacionin kosovar në kryeqytetin amerikan të shtunën.

Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka shkruar në Facebook se në mungesë të aeroplanit shtetëror, Pacolli sërish do të vë në dispozicion aeroplanin e tij privat për t’i çuar kryeministrin Hoti dhe presidentin Thaçi në Washington D.C më 27 qershor.

- Advertisement -

“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar ai.

Kryeministri Hoti dhe Presidenti Thaçi do të udhëtojnë për në Washington me ftesën e Emisarit Special të presidentit Trump, Richard Grenell.

- Advertisement -

Në takimin e së shtunës, përfaqësuesit e Kosovës do të takohen me homologët e tyre serbë, Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq për të rifilluar dialogun mes dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit