2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fillon të mbushet fondacioni i propozuar nga Kurti, kaq para dhuron Labinot Tahiri

Rekomandime

Fondacioni i propozuar dje nga kryeministri Kurti ka filluar të mbushet. Ani pse dje kryeministri kërkoi ndihmën e diasporës, ndihma e parë ka ardhur pikërisht nga Kosova.

Ish-deputeti dhe këngëtari kosovar Labinot Tahiri ka ndarë 5000 euro për këtë fond. Tahiri ka bërë të ditur se sot ose nesër do t’i hedhë paret në këtë fond.

- Advertisement -

“Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e kryeministrit Albin Kurti!

Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët ose politika.

Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë.
Ne e përkrahim z. Kurtin që ka ndërrmarë këtë iniciativê dhe do t’i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim – tonë për këtë sfidë kombëtare.

- Advertisement -

I nderuar z, kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si fondacion ‘Labinot Tahiri’.

Qytetarë të dashur, Zoti ju ruajt gjithmonë, edhe sot me këtë sfidë të madhe” shkruan Labi në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit