Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në një debat televiziv ishte krejt ajo çka u diskutua mbrëmë. Kurti si rrallëherë ishte i painformuar për situatën në vend dhe vendimet që vetë Qeveria e tij i kishte marrë.
Një nga analistët që ishte përballë tij, Armend Muja ishte po ashtu në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Ndonëse komentohej tash e sa muaj se Muja mbështetë VV-në dhe Albin Kurtin, njerëzit kanë pritur që ai megjithatë ta sfidojë Kryeministrin në debatin e mbrëmshëm.
Megjithatë, Muja ka vendosur t’u përgjigjet kritikave duke dhënë një sqarim në lidhje me qasjen e tij në debatin e mbrëmshëm. Ai ka thënë se Kurti nuk i ka mbushur as 100 ditë si Kryeministër, andaj refuzon të marrë pjese ne lojën e përbaltjes politike.
Sipas Mujës, përpjekja për të barazuar 50 ditët e Kurtit me 20 vitet e partive tjera nuk do të ishte korrekte.
Reagimi i plotë:
110.600 – Sonte ishte edhe nje rekord ne shikueshmeri.
Ka ankesa nga ish-analiste te bere politikan e ish-politikane te kthyer rishtazi ne analiste.
Paneli i ka bere te gjitha pyetjet per nje diversitet te audiencave politike ne Kosove. Z.Kurti nuk i ka mbushur as 100 dite si Kryeminister dhe refuzoj te marr pjese ne lojen e perbaltjes politike.
Perpjekja per te barazuar 50 ditet e Kurtit me 20 vitet e partive tjera nuk do te ishte korrekte.
Asnje lloj pyetje nuk rikuperon klasen e konsumuar te politikaneve qe kane qeverisur me vendin keto dy dekadat e fundit. Si perfundim, Kurti ne pasim mund te rrezohet vetem nga Kurti.
Une nuk mendoj qe ne duhet dhe as qe kemi kapacitet te jemi te ‘paanshem’.
Gjykimet tona krijohen nga te dhenat, veshtrimet dhe bindjet tona.
E rendesishme eshte qe ato te mos jene te perlyera nga interesat materiale apo konflikti i interesit.
Une mbes me qendrimet e njejta perderisa nuk kam evidence per te ndryshuar ato.
Inkurajimi i se mires dhe rezistenca ndaj standardeve te dyfishta eshte pjese e profesionit tim.
Presioni, agjendat dhe lojerat e ndyta politike nuk perbejne argument.
Deshirat dhe epshet momentale te grupeve te interesit nuk jane domosdoshmerisht prioritet imi. Respekt