11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Horoskopi- sot ju pret befasia

Rekomandime

Dashi

- Advertisement -

Ka mundësi qe partneri t’iu beje një propozim te madh gjate kësaj dite. Nga përgjigjja juaj do varen shume gjera, kështu që matuni mirë para se të flisni. Beqarët gjithashtu do kenë shumë sukses në dashuri dhe do ndihen të bekuar nga yjet. Në planin financiar gjendja do lëre për të dëshiruar. Duke shpenzuar pa mase do e pakësoni mjaft buxhetin.

Demi

Çiftet që iu kanë mbijetuar edhe sfidave të vështira dhe problemeve, do kalojnë një ditë mjaft pozitive sot. Ata qe kane pasur tronditje te njëpasnjëshme ka rrezik qe te përfundojnë keq. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire për te kërkuar shpirtin e tyre binjak. Te ardhurat do jene me te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

- Advertisement -

Binjaket

Xhelozia e tepruar do jete ajo qe do ju prishe shume pune sot. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar ne jetën sentimentale dhe kjo do ju beje te vuani. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te partnerit ideal dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë atë. Fati do jete ne anën e tyre. Me paratë nuk do i keni punët shume mire. Do vazhdoni te shpenzoni pa fund dhe gjendja do përkeqësohet.

- Advertisement -

Gaforrja

Nëse jeni tashme ne një lidhje, mendoni si t’i çoni gjerat edhe me tej dhe shmangni çdo lloj konflikti me atë qe keni ne krah. Beqaret do fillojnë me ne fund angazhime serioze te cilat do ua shtojnë buzëqeshjen dhe do ua ndryshojnë për mire jetën. Ne planin financiar mos u dekurajoni po patet probleme te vogla, por mundohuni te ruani qëndrueshmërinë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje, mos bëni gabim te flirtoni me te tjerë persona gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha ne çift. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë qe mbizotëron. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe jo te kërkojnë gjera te pamundura. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, kështu qe mos kryeni shpenzime kuturu.

Virgjeresha

Do dashuroheni me shume pasion gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Vazhdoni ne te njëjtën rruge qe keni nisur. Beqaret duhet te tregohen me te kthjellet dhe te mos bëjnë gjera te pamenduara mire. Mos luani me jetën tuaj. Financat ka rrezik te përkeqësohen tej mase, kështu qe do ju duhet ndihma e te afërmve për t’ia dale mbanë.

Peshorja

Do përballeni me probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Mundohuni t’i zgjidhni një e nga një ne mënyrë qe atmosfera te mos acarohet se tepërmi. Beqaret ka mundësi ta gjejnë ne pune personin e përshtatshëm dhe do fillojnë me te një histori te bukur dashurie. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm dhe kjo fale perkujdesit qe do tregoni me shpenzimet.

Akrepi

Hëna do jete planeti qe do e influencoje keq jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat nuk kane për te ecur mire. Mosmarrëveshjet dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë plot mundësi për takime dhe do mund te fillojnë lidhje afatgjata. Gjendja e te ardhurave do jete mjaft delikate kështu qe mos shpenzoni shume marramendëse.

Shigjetari

Dite e trazuar dhe me re kjo e sotmja për ata qe janë ne çift. Kujdes me gjithçka qe do i thoni partnerit ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze. Ata qe janë vetëm do kenë mundësi te mrekullueshme për te krijuar një lidhje dhe për te ndryshuar statusin. Financat nuk do jene ende te qëndrueshme, kështu qe mendohuni mire para se te shpenzoni për diçka.

Bricjapi

Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aspak e përshtatshme gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Beqaret do marrin propozime te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Mos i humbni rastet e mira. Financat fatmirësisht do jene me te begata dhe kjo fate përkujdesjes dhe masave qe keni marre.

Ujori

Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo do ju bllokoje pak. Nuk do ja shprehni partnerit ndjenjat ashtu si i ndjeni. Relaksohuni dhe mos humbni me kohe për te bere deklarata. Beqaret do jene ne humor dhe te gatshëm për çdo lloj çmendurie. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme.

Peshqit

Do kaloni momente delikate gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe e ardhmja do jete e zymte. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishin menduar. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura dhe nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Financat do jene ne gjendje me te mire se kohet e fundit kështu qe do arrini te shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit