Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se është e pandershme të kërkohet përgjegjësi nga PDK për rënien e qeverisë.Krasniqi tha se janë parti që s’e kanë votuar këtë qeveri dhe që kanë thënë që prej fillimit se s’do t’i sjellë asnjë të mirë vendit.
“Kanë qenë shenjat prej fillimit që s’do të funksionojë, askush s’ka mundur ta parashikojë që për 50 ditë do të rrëzohet, por as s’kam besuar që mund t’i ketë më shumë se një vit.
Kjo qeveri ka qenë e ngritur mbi kalkulimet e interesave të ngushta të individëve të caktum dhe në mungesë mirëbesimi. Atë që kanë thënë e kryejmë për tri ditë, s’kanë qenë në gjendje të kryejnë për më shumë se 80 e sa”, tha Krasniqi, shkruan Indeksonline.
Në RTV Dukagjini, Krasniqi tha se përgjegjësinë për rënien e ka vetë qeveria, pra Albin Kurti e Isa Mustafa, LDK e VV.“Ne s’i kemi bërë bashkë as s’i kemi dhënë as votë e asgjë. Çfarë logjike ka dikush me kërku nga ne që të votojmë kundër.
Ne nuk mundemi me e marr barrën e përgjegjësisë shtetërore që e kanë LDK e VV. Çfarë logjike që ne të votojmë kundër mocionit,. Shërbimi që iu është bë qytetarëve është me e heq Albin Kurtin. Ne kemi ardhur në një situatë në këtë krizë që s’e kemi shkaktuar ne, është absurd të thuhet pse ju nuk e mbajtët Kurtin kryeministër”, tha Krasniqi.