6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Rusia dërgon në Serbi sistemet raketore S-400 për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

- Advertisement -

Ministria ka thënë të enjten se sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryqytetit serb, Beograd.

Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor.

- Advertisement -

Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

- Advertisement -

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonmik të Euroazisë, kur ajo të vizitojë Moskën më 25 tetor. /Rel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit