0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Malisheva shtatë ditë pa asnjë rast, shërohen më shumë se gjysma e të prekurve nga koronavirusi

Rekomandime

Komuna e Malishevës ka njoftuar se edhe dy persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa që shtatë ditë nuk është raportuar për të infektuar në këtë vend.

Në njoftimin e komunës në Facebook, thuhet se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 36 persona, pra sipas komunës, janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36 të shëruar

Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar, të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus.

- Advertisement -

Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.

Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

- Advertisement -

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
70 të prekur
36 të shëruar
1 i vdekur

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit