-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Afaristi nga Kosova reagon pas shkrimit në “The Washington Times”, tregon faktet e dhimbshme për luftën

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, gazetari J. Michael Waller përmes një opinioni të publikuar në “The Washington Times“, ka bërë thirrje që SHBA t’i ndal ndihmat për Kosovën.

- Advertisement -

Madje, Waller ka hedhur edhe akuza të rënda ndaj shtetit të Kosovës, si dhe ka shkruar shumë të paverteta për shtetin më të ri në botë, Kosovën.

E ky shkrim ka nxitur reagimin e ashpër të afaristit të njohur kosovar, Qendrim Kryeziu.
Kryeziu përmes një postimi në facebook, i ka replikuar Wallerit, duke thënë se Kosova është shteti më pro amerikan në botë.

“Çdo herë dhe përgjithmonë, çdo Shqiptar është pro Amerikan dhe është Amerikan, çdo herë në çdo kohë, populli shqiptar e do dhe do ta mbroj vendin Amerikan me aq sa do të kemi mundësi, pasi që jemi popull i varfër, por shpirtin e shqiponjes e kem të madhe dhe e kem pro Amerikane”, shkruan ndër tjera Kryeziu.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

I dashur gazetar J. Michael Waller

- Advertisement -

Jam një afarist 32 vjeçar me një jetë me shumë sfida.

Po ju replikoj lidhur me një shkrim që e keni bërë dje në “The Washington Times“, pasi që nuk është shkrim i sakt lidhur me realitetin e vërtetë në Kosovë.

Unë, gjithë familja ime dhe mbarë populli Shqiptar u jemi falënderues tërë jetën popullit Amerikan.

Jemi pasi që falë tyre jemi kthyer në vendlindje dhe operojmë e punojmë, kjo vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kemi shumë raste dhe sfida që i mbaj mend, dhe i kemi të gjitha të shkruara, por në pika të shkurtra do t’i shkruaj disa prej tyre.

Si sot e mbaj mend luftën e agresorit serb mbi popullin shqiptar, ku pjesë e atyre sulmeve isha dhe unë si fëmij 10 vjeçar. Dhe nga ajo kohë shpesh herë më del gjumi natën pasi pashë bashkëmoshatar, djemë e pleqë të vrarë rruges, e motra shqiptare të përdhunuara e të vrara rrugëve e qoshëve të vendit tim.

Gjithashtu në prezencen time 2 herë u tortura babai im, një herë në vitin 1994 dhe heren e dytë në vitin 1999, ku në prezencen time që të dy heret ishin duke ma vrarë babain tim, ndersa ju po e quani luftë mes dy sekteve fetare, Islame dhe katolike.

Ju përkujtoj se familja ime i ka tre religjione, atë Pagane, Islame dhe Katolike dhe jetojmë në harmoni mes vete, dhe pa asnjë konflikt më të vogel mes veti, por me dashurinë më të madhe që mund ta ketë një familje.

Ndërsa në vitet 1999 kur edhe mora një shenjë në kokë nga forcat serbe që deshën të ma vrasin babain dhe një kushëri. Unë nuk e leshojsha babain tim, pasi e kisha kap për këmbe deri kur nëna ime ju dha 500 marka gjermane, dhe gjithë arin e martesës që e blejmë sipas traditave shqiptare. Dhe në ato momente vjen edhe një veturë e ambasades amerikane në rrugë, ndalon dhe fillon ta nxjerrë apratin me na fotografu personi nga vetura ambasadës amerikane, dhe në atë çast policia serbe na liron, dhe ne vazhduam të ecim në këmbë deri te stacioni trenit ne Prishtinë, ku vetura ambasadës na percolli dhe hypëm në tren për në Bllacë.

Qëndruam 3 muaj në Hamalle të Durrësit afër kampit Spanjoll, ku ju jam falënderues për tërë jetën Shteteve të Bashkura të Amerikës, të cilat jo që na ndihmuan në luftën kundër agresorit serb, por edhe na ndihmuan me ndihma e ushqime kudo që ishim nëpër kampe e familje që na mbanin gjithë popullin, 2 milionë banorë të larguar nga trojet Shqiptare.

Ndërsa pas lufte, përseri SHBA na ndihmoi në ndërtimin e shetit tonë, deri në vitin 2008 ku dhe falë tyre e kemi Pavarsinë, dhe falë tyre kemi edhe njohjet ndërkombëtare. Për këtë, u jemi falenderues tërë jetën SHBA-së.

Dhe po të pyetsha unë dhe 90% e popullit, sot vendi ynë do ta kishte satutusin e Australisë,dhe që të qetsohej gjdo gjë dhe të mos kishte luftë në Ballakn kërkoj nga USA që të na ndihmoj deri në fund, pasi që një pjesë e madhe e tokave shqiptare po na mbesin jashtë kufijve të Shqipërisë Natyrale.

Por ky nuk është qendrimi i popullit shqiptar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës siç e keni thënë ju i nderuar , sepse çdo Shqiptar pos që ndjehet Shqiptar, pas kësaj ndjesie e ka ndjenjën Amerikane, pasi në çdo etap të historisë, Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar, dhe jo vendet tjera.

Çdo herë dhe përgjithmonë, çdo Shqiptar është pro Amerikan dhe është Amerikan, çdo herë në çdo kohë, populli shqiptar e do dhe do ta mbroj vendin Amerikan me aq sa do të kemi mundësi, pasi që jemi popull i varfër, por shpirtin e shqiponjes e kem të madhe dhe e kem pro Amerikane.

Ndërsa inatet politike të politikanëve tanë mes veti, nuk e pasqyrojnë popullin Shqiptar në Shqipërinë Veriore të quajtur Republika e Kosovës.

Me rrespekt, ju urojmë shendet i nderuar J. Michael Waller dhe gjithë popullit Amerikan nga vëllau i vogël Shqiptarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit